Anëtaret e RrGGK filluan me implementimin e Kodit mbi Etikën dhe Përgjegjësitë të RrGGK

Në vitin 2006, anëtaret e RrGGK miratuan Kodin mbi Etikën dhe Përgjegjësitë të RrGGK. Përmes këtij dokumenti përcaktohen standardet e përgjegjësisë dhe transparencës për anëtaret e RrGGK gjatë punës së mëtejme. Kodi përfshin gjashtë parime themelore: Misionin dhe Programin, Qeverisjen e Mirë, Resurset Njerëzore, Transparencën dhe Përgjegjësinë Financiare, Përgjegjësinë Qytetare dhe Partneritetet, dhe Rrjetëzimin. Fakti më i rëndësishëm është se kodi parashihet t’i asistojë anëtarët në ndërtimin e kapaciteteve të tyre si organizata për një
të ardhme të qëndrueshme. Anëtaret e RrGGK nënshkruan një marrëveshje për implementimin e kodit dhe filluan të punojnë drejt përfshirjes së parimeve të kodit në punën e tyre.

Në nëntor të vitit 2007, përfaqësueset e RrGGK filluan të vizitojnë organizatat anëtare të shoqëruara nga një aplikacion, i cili iu dha anëtareve për të vlerësuar përparimin e bërë drejt implementimit të kodit gjatë vitit. Shumë anëtarë kanë mbushur aplikacionet dhe përgatitur dokumentet përcjellëse, siç parashihet me këtë kod. Në fillim të vitit 2008, një komision vlerësues që përbëhet prej dy anëtarëve të bordit të RrGGK dhe tre akterë të zgjedhur nga organizatat anëtare të RrGGK gjatë takimit vjetor, u krijua për të vlerësuar nëse anëtarët kanë përmbushur së paku 30 përqind të parimeve të përcaktuara me kod gjatë vitit 2007, që paraqet një parakusht për të qëndruar anëtare e RrGGK-së në vitin 2008. RrGGK e ka përgatitur Kodin Etik dhe të Përgjegjësive në shqip, serbisht dhe anglisht, në mënyrë që ai të jetë i qartë për anëtarët, anëtarët potencialë në të ardhmen, partnerët, dhe donatorët potencialë (me përkrahje nga Rockefeller Brothers Fund dhe fondacioni Kvinna till Kvinna).