Pjesëmarrëset bashkëpunojnë, për të krijuar një skicë të kumtesës për media gjatë punëtorisë së MP të RrGGK.

Anëtaret e RrGGK Zhvillojnë Shkathtësitë mbi Marrëdhëniet me Publikun

Më 19 Prill, RrGGK mbajti një punëtori njëditore mbi marrëdhëniet me publikun në Prishtinë, duke realizuar kërkesat e anëtareve. Anëtaret diskutuan përsfidat me të cilat ato ballafaqohen në Marrëdhëniet me Publikun (MP), nevojat e tyre dhe strategjitë e mundshme për promovimin e punës së tyre. Pastaj ato mësuan teknika praktike për shkrimin e kumtesave efektive për media.

“Të gjitha anëtaret duhet të marrin pjesë në këto punëtori, edhe ato që kanë përvojë,” tha një pjesëmarrëse e punëtorisë. “Gjithmonë ka diçka të re për të mësuar.”

Anëtaret e RrGGK shpaluan njohuritë e tyre të reja në praktikë, duke shkruar kumtesa për media që më vonë morën kritika konstruktive nga pjesëmarrëset e tjera të punëtorisë.

“Më pëlqeu shumë kjo punëtori”, tha një tjetër pjesëmarrëse. “Është shumë e nevojshme të mësojmë për marrëdhëniet me publikun.”
Gjatë vitit 2013 RrGGK do të mbajë një punëtori më të avancuar mbi marrëdhëniet me publikun, bazuar në kërkesat e anëtareve. Anëtaret do të kenë mundësinë të mësojnë teknika për promovimin e punës së tyre me pak ose pa shpenzime.