Me 16 qershor, në Bruksel, Belgjikë, European Peacebuilding Liaison Office (EPLO) së bashku meBashkimin Evropian, organizuan takimin e rrjetit të dialogut të shoqërisë civile mbi rishikimin strategjik të Eulex-it në Kosovë: Vlerësimi i progresit të bërë drejt përfundimit të misionit.
Në këtë takim u diskutua për tri pika kryesore: u bë vlerësimi i shkallës së progresit të arritur në Polici, Doganë dhe Drejtësi; u analizuan pengesat të cilat e kanë kufizuar këtë progres; si dhe u mblodhën rekomandime se çfarë duhet bërë ndryshe në vitin 2016 dhe nga cilët akterë. Takimi mblodhi zyrëtarë të BE-së dhe ekspertë të shoqërisë civile të ndërtimit të paqes, sundimit të ligjit, drejtësisë dhe reformës së sektorit të sigurisë në Kosovë, përfshirë edhe Igballe Rogovën Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK). Ky takim mjaft interaktiv u dha mundësinë pjesëmarrësve të ngrisin qështje të ndryshme si dhe të diskutojnë bashkarisht për ato.