Bent shfaqet në Teatrin e Prishtinës dhe “thyen tabutë”

E performuar pothuajse në të gjithë teatrot e botës, së fundi qytetarët e Kosovës patën rast të ndjekin shfaqjen Bent nga Marin Sherman, në teatrin e kryeqytetit. Shfaqja e drejtuar nga regjisori Andrej Nosov, trajton temën e homoseksualitetit në kampet naziste. Kjo shfaqje u luajt nga aktorët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut: Alban Ukaj, Branko Cvejic, Radovan Vujovic, Boris Ler and Drasko Adzic. Shfaqja ngjalli shumë emocione.
    Shfaqja e luajtur anembanë botës që tregon në lidhje me gjendjen e vështirë të homoseksualëve në kampet naziste të përqendrimit, ka terhequr vëmendjen e mediave në Kosovë. Shfaqja e performuar në Prishtinë më 21- 22 Janar, “ka thyer tabutë” sipas Koha.net.
     Shikuesit mbushën Teatrin Oda në Prishtinë dhe ofruan ovacione të zgjatura pas secilës shfaqje të dramës.
“Kjo shfaqje ka një temë intersante dhe performacë të mirë,” komentoi Shpend Ahmeti, Kyretar i Prishtinës i cili ishte pjesë e audiencës. “Ajo flet për persekutimin e njerëzve për shkak të besimit të tyre, orientimit të tyre seksual. Në këtë mënyrë, shfaqja flet për të drejtat e njeriut, tema të cilat zakonisht në Kosovë janë tabu. Në këtë kontekst, arti mund të edukojë njerëzit,” shtoi ai.
    Shfaqja u krijua në një bashkëpunim mes Hartefakt Fund me seli në Beograd dhe Qendrës për Barazi dhe Liri (Center for Equality dhe Liberty – CEL) në Prishtinë, i cili është një grup avokues për LGBT.
Pas shfaqjës CEL organizoi një diskutim për të pranishmit dhe gazetarët.