Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Bordi i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) më 29 maj e ka mbajtur online takimin e dytë të këtij viti.
Në këtë takim u prezantua raporti i auditorit për vitin 2019, si dhe raporti financiar-narrativ për periudhën kohore janar-prill 2020.
Pjesë e diskutimit të Bordit ishin edhe aktivitetet dhe avokimet e RrGK-së të ndërmarra gjatë kohës së karantinës.
Më shumë lidhur me këto aktivitete mund të lexoni KËTU.
Anëtarët e bordit edhe kësaj radhe kanë vlerësuar përkushtimin dhe aktivitetet e RrGK-së drejt avancimit të pozitës së grave dhe vajzave në Kosovë.
Kujtojmë se përgjatë muajit maj RrGK ka hartuar një analizë gjinore për integrimin e perspektivës gjinore në masat e ndërmarra kundrejt COVID-19.
Klikoni KËTU për të lexuar analizën e plotë.