Bordi i RrGK-së mban mbledhjen e dytë për këtë vit

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Bordi i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) më 29 maj e ka mbajtur online takimin e dytë të këtij viti.  

Në këtë takim u prezantua raporti i auditorit për vitin 2019, si dhe raporti financiar-narrativ për periudhën kohore janar-prill 2020.  

Pjesë e diskutimit të Bordit ishin edhe aktivitetet dhe avokimet e RrGK-së të ndërmarra gjatë kohës së karantinës. 

Më shumë lidhur me këto aktivitete mund të lexoni KËTU.  

Anëtarët e bordit edhe kësaj radhe kanë vlerësuar përkushtimin dhe aktivitetet e RrGK-së drejt avancimit të pozitës së grave dhe vajzave në Kosovë.  

Kujtojmë se përgjatë muajit maj RrGK ka hartuar një analizë gjinore për integrimin e perspektivës gjinore në masat e ndërmarra kundrejt COVID-19. 

Klikoni KËTU për të lexuar analizën e plotë.  

https://www.facebook.com/rrjetiigrave/photos/pcb.3085626018164394/3085624201497909/?type=3&__tn__=HH-R&eid=ARDg5lU4EUI44CsXq_QaqywNh5AG9vP5UvBpMsmxYagZEwt2EfvIIlG-DDH1_fNtHe_3h2ZAHNxDnz-K&__xts__%5B0%5D=68.ARD_faVWbFjy8GNUjY-70LnKjSeJAeMemcAh3vNAT1_PAhmog5FfzqVb68dUoqiEF1D4Ybs83XotE0nkUme8xCda1zmOrINrfnwhsfcH8g7ejPdngkQH_PZuDB6c3E-ds2UN5G21bsaOmgWEPa3rClI0Z32jzDUe54CsEalRawi4Y_YJGVHoJ9jWmetWZz4d5TKXiQbdklOdS8zeYe-QvvoyeS4EY3lzGDli_IEIJ3zEiaR1NTQ3d5zhJGI5DfEan2pW06HePRN48w0M1KysBLbKGK5n7v_KglnP1SRb2adhBO23-OzXqX6JFUHjPbSlMXGcboaM8n53MojoXBhwEst9hw