Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor: punëtori për anëtaret tona

Sot, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizoi një punëtori mbi Buxhetin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) për anëtaret e saj në Zyrën e Rrjetit të Grave të Kosovës. Kjo punëtori është pjesë e një serie që RrGK-ja do të mbajë me organizatat anëtare për të shpjeguar BPGJ-në, për të analizuar buxhetet vjetore, për të shqyrtuar Kornizën Afatmesme të Buxhetit dhe për të marrë pjesë në seanca dëgjimore publike.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrëset diskutuan mbi nevojat që duhet të përmbushen nga buxhetet komunale në planet e tyre vjetore. Ato gjithashtu ndanë praktikat më të mira dhe njohuritë mbi hapat që duhet të ndërmerren kur hasin në rezistencë ndaj kërkesave të tyre. Pikat kryesore të diskutimit përfshinë çështje të lidhura me fëmijët me aftësi të kufizuara, transportin dhe gjininë.

Anëtaret tona erdhën nga komunat Artanë, Podujevë dhe Obiliq.

Nëse keni nevojë për mbështetje mbi buxhetimin e përgjegjshëm ndaj gjinisë, kontaktoni elirjeta@womensnetwork.org.