Dragashi dhe Deçani shkëmbëjnë përvoja për përfshirjen e grave në vendimmarrje

 Mospërfshirja e grave dhe vajzave në procest vendimmarrëse vazhdon të mbetet problem në komunën e Dragashit, ato ende nuk marrin pjesë në mbledhje publike ku diskutohen çështje me rëndësi të cilat lidhen dirket me jetën e tyre. Shoqata Iniciativa e Grave ka ndërrmarë hapa për të zbutur këtë fenomen në Dragash duke nxitur dhe motivuar gratë dhe vajzat e kësaj komune që të jenë aktive në në jetën shoqërore dhe politike. 
      Njëkohësisht Shoqata Inicativa e Grave po organizon punëtori dhe takime të ndyshme me vajzat e fshatrave më të largëta dhe më të thella malore që përbëhen nga  komuniteti shqiptar dhe komunitetit gorano –boshnjak, pasi që në shumicën e këtyre fshatrave nuk ka ende asnjë vajzë/grua të punësuar përkunder shkollimit të disa vajzave kohëve të fundit. 
      “Mos punësimi i të rejave dhe mos ofrimi i një perspektive me të mirë për të rinjëjt në tërësi ka ndikuar që  një numr mjaftë i madh i të rinjëve të kësaj komune të zhvendosen në qytete tjera të Kosovës apo edhe të emigrojnë jashtë Kosovës me qëllim të sigurimit një jetë më të mirë”, tha drejtorja e organizatës znj. Xhejrane Lokaj. 
       Në vazhdën e aktivitetve të kësaj inicative zuri vend edhe takimi me 5 korrik në Dragash. Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave në mes të Komunës së Dragashit dhe të Deçanit. Në këtë takim fillimisht u bë një prezantim i shkurtër për të pranishmet nga Dragashi dhe Deçani nga nënkryetari i komunës së Dragashit, i cili foli për shtrirjen, territorin, numrin e popullësisë si dhe informata dhe iniciativa të cilat janë marrë tashmë nga kjo komunë. Në fjalimine tij nënkryetari z. Selami Sahiti poashtu u shpreh se, “gratë sot janë prezente në arsim, shëndetësi, sot gratë janë deputete dhe në pozita mjaftë të larta dhe mjaftë të zonja në punën e tyre”. Ndërë të tjerash ai theksoi se “fuqizimi i gruas është fuqizimi i shtetit”, po ashtu ai kërkoj që gratë të jenë me të bashkuara dhe të mbeshtesin edhe më shumë njëra-tjetrën. 
     Lindita Kozmaqi-Piraj, zyrtare për barazi gjinore në komunën e Dragashit theksoi se komuna e Dragashit është mundu të shtyjë përpara iniciativa për përfshirjen e grave në zonat rurale në proceset vendimmarrëse po që nuk kanë qenë të sukseshshme deri tash ajo poashtu tregoi për problemet që kjo zyre ka hasur gjatë punës së saj. 
    “Komuniteti shqiptar e ka tejkaluar sfidën e mos shkollimit te vajzat ndërsa te komunitetet tjera jo shumicë moshkollimi i vajzave dhe martesat e hershme ende mesin ndër problemet kyqe”, u shpreh ajo. 
     Gjatë takimit u vu në pah që në komunën e Dragashit gratë nuk janë në pozita të larta, nuk ka as edhe një grua drejtore të ndonjë spitali apo edhe institucioni tjeter. Ndërsa përkundër Dragashit Deçani qëndron më mirë në këtë aspekt pasi që kjo komunë ka një drejtore shkolle grua dhe poashtu qëndrimi ditor i vetëm publik i kësaj komune në krye ka një grua. Gjatë takimit u diskutua më shumë dhe u ndanë praktika se si të vëhet ne funksion edhe qëndrimi ditor i Dragashit i cili nuk është funksional për momentin duke marrë për shembull strategjitë avokuese të përdorura nga komuna e Deçanit. 
Kjo inicativë mbështet nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.