Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) OJQ Drugëza në kuadër të nismës “Avancimi i të drejtave të grave në pronë dhe fuqizimi ekonomik i tyre”, ka organizuar ligjerata me nxënës të shkollave të mesme të Komunës të Skenderajit.
Kjo u bë me qëllim të sensibilizimit të opinionit për të drejtën e grave në pronë si dhe përqimin e mesazhit te familjet e nxënësve për rëndësinë e respektimit të të drejtave të grave.
Antigona Beqiri, Psikologe, më 10 mars mbajti dy ligjerata në Shkollën Profesionale në Skenderaj, ku pjesëmarrës gjithësej ishin 46 nxënës të ndërtimtarisë dhe të dizajnit të modës.
Pjesëmarrësit u njoftuan edhe me Kornizat Ligjore mbi te drejtat e pronës dhe trashëgimisë.
Beqiri theksoi se nisma synon të zhvillojë aktivitete kryesisht me të rinj dhe të avokojë për të ngritur vetëdijen dhe për t’i ndryshuar qëndrimet ndaj të drejtave të grave në aspektin e pronësisë, trashëgimisë dhe të drejtës së shfrytëzimit me qëllim të fuqizimit ekonomik, përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të tyre.
Këto dy ligjerata dhe kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) dhe financohet nga UN Women.
Përveç organizatës Drugëza, përfituese nga raundi i 14-të i FGK-së janë edhe 19 organizata anëtare të tjera. Listën e plotë mund ta lexoni KËTU.