Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), EcoKosWomen (EKW) ka vazhduar takimet me gratë e fshatrave Prugovc, Barilevë, Dabishevc, Bërnicë, Slivovë dhe Keqekollë me qëllim të përpilimit të kritereve me Komunën e Prishtinës respektivisht Drejtorinë e Bujqësisë, për rritjen e përkrahjes së grave dhe vajzave në përfitimin e granteve.
Takimi i radhës u mbajt online më 17 shtator, ku pjesemarrëse ishin gratë fermere të komuniteteve të ndryshme si dhe Merita Tolaj, Zyrtare e lartë nga Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës.
Gratë pjesëmarrese patën mundësinë që të adresonin vështirësitë me të cilat përballen.
“Vazhdimisht kam përmendur që problemi kryesor në fshatrat e Komunës së Prishtinës është ujitja. Pas punëtorisë qe kemi mbajtur me EcoKos Women, mora iniciativën për të adresuar këtë çështje tek asambleistët lokal . Nevoja për sistem të ujitjes është thelbësore për këtë regjion”, tha Havushe Bunjaku, fermere.
Nga ky takim do të mblidhen shënime dhe rekomandime nga gratë pjesëmarrëse.
Ndërsa me 24 shtator 2020, Organizata EKW në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do ta mbajnë një tryezë të rumbullakët ku do të prezantohen të gjeturat e projektit si dhe rekomandimet.
Kjo nismë mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK), financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga UN Women.