Fondi i Grave të Kosovës mbështetë tetë organizata me rreth 80,000€

Download File

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpalli sot organizatat përfituese të rundit të 16 të granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK). Për herë të parë, tetë organizatave anëtare të RrGK-së të cilat janë të përkushtuara për avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë, do t’u ofrohet mbështetje organizative, nga Trusti Sigrid Rausing, në vlerë 79,740€. 

Këto grante do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, hartuar nga anëtaret e RrGK-së, me qëllim të adresimit të përbashkët të pabarazive gjinore të cilat ato i kanë identifikuar në Kosovë. 

Organizatat përfituese të rundit të 16 janë:  

  • In Time – 10,000.00€  
  • Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës – 10,000.00€ 
  • Moravski Biser – 9,762.00€ 
  • OJQ “Drugëza” – 9,993.00€  
  • OJQ “Gruaja Hyjnore” – 9,998.00€  
  • OJQ “Me dorë në zemër” – 9,999.00€  
  • Shoqata e Juristeve Norma – 9,998.00€  
  • Womens Alliance for Integration – 9,990.00€ 

Fondi i Grave i RrGK-së ndan grante të vogla për organizata të grave të cilat nuk kanë qasje në burime tjera të financimit dhe të cilat punojnë për të drejtat e grave dhe barazi gjinore, duke pasë prioritet grupet në zonat rurale, dhe grupet e margjinalizuara. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 224 grante, dhe ka mbështetur 111 organizata me grante në vlerë prej 1,200,519€.   

Përveç Trustit Sigrid Rausing, në vitin 2021 FGK mbështetet gjithashtu edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Agjencia Austriake për Zhvillim, si dhe Fondi Popullor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.