Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe partnerët në Koalicionin e organizatave të të drejtave të grave në Ballkanin Perëndimor përmes Fondit të Grave të Kosovës, kanë ndarë grante për organizatat e shoqërisë civile (OSHC), në vlerë prej 198,275 mijë euro. Këto grante janë pjesë e iniciativës “Promovimi i të Drejtave të Punës për Gratë”, e cila financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe bashkëfinancohet nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.
Nga 14 organizata përfituese të granteve, dy organizata të OSHC-ve janë nga Kosova, të cilat nënshkruan kontratat sot, më 13 janar: Instituti i Kosovës për Drejtësi në Prishtinë, me iniciativën “Përmirësimi i të drejtave të grave në punë” (19.950€), i cili do të ofrojë ndihmë juridike dhe do të monitorojë gjykatat; dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore në Prishtinë, me iniciativën “Parandalimi i diskriminimit të të gjitha formave në vendin e punës” (10.000€), e cila do të kontribuojë në vetëdijësimin dhe fuqizimin e grave për të raportuar diskriminimin.
Për herë të parë, përmes Fondit të Grave të Kosovës, RrGK gjithashtu ndau grante për OSHC-të në rajon. Organizatat tjera që kanë përfituar grante në rajon janë:
Shqipëri:
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas, Tiranë, me iniciativën “Përparimi i të drejtave të grave në Punë përmes përmirësimit të qasjes në drejtësi”, (20.000€); Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen”, Tiranë, me iniciativën “Avokimi për përmirësimin e reagimit institucional ndaj diskriminimit me bazë gjinore në punë nëpërmjet ndarjes së praktikës në Bashkinë Lezhë dhe nëpërmjet krijimit e bashkëveprimit të Komitetit për mbrojtjen nga diskriminimi në punë”, (10.000€); Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë, me iniciativën “Fuqizimi i grave dhe vajzave për të raportuar diskriminimin me bazë gjinore”, (9.990€).
Bosnje dhe Hercegovinë:
Fondacija Udružene žene (Fondacioni i Grave të Bashkuara), Banja Luka, me iniciativën “Përmirësimi i pozitës së grave në punësim dhe parandalimi i diskriminimit me bazë gjinore në Bosnje dhe Hercegovinë”, (19.814€); Fondacija Academy for Women (Fondacioni Akademia për Gratë), Sarajevë, me iniciativën “Edhe kjo është diskriminim”, (10.000€).
Maqedonia Veriore:
Здружение Хелсиншки Комитет За Човекови Права На Република Македонија Скопјe (Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut), Shkup, me iniciativën ”Gratë punëtore bashkohen”, (19.900€); Association Loud Textile worker (Shoqata e punonjësve të zhurmshëm të tekstilit), Shtip, me iniciativën “Promovimi i të drejtave të punëtorëve të tekstilit nga rajoni Lindor”, (9.998€).
Serbi:
Viktimološko društvo Srbije (Shoqata e Viktimologjisë së Serbisë), Beograd, me iniciativën “Njihni diskriminimin gjinor, identifikoni shkeljet e ligjit të punës dhe punësimit! Reago!”, (19.942€); A 11 – Inicijativa za ekonomska i socijalna prava, (Iniciativa për të drejtat ekonomike dhe sociale) Beograd, me iniciativën “Përmirësimi i praktikave institucionale në parandalimin e diskriminimit ndaj grave në tregun e punës në Serbi”, (8.930€); ROZA Udruženje za radna prava žena (ROZA Shoqata për të drejtat e grave në punë), Zrenjanin, me iniciativën “Ajo që më pret në tregun e punës”, (9.754€).
Mali i Zi:
Sindikat Medija Crne Gore (Sindikata e Mediave të Malit të Zi), Podgoricë, me iniciativën “Barazia përmes drejtësisë: Rastet e diskriminimit ndaj grave në lidhje me punën”, (20.000€); Udruženje Mladih sa Hendikepom Crne Gore (Shoqata e të rinjëve hendikep), Podgoricë, me iniciativën “E fuqizuar, e punësuar, e përfshirë”, (9.997€).
Hulumtimi i ndërmarrë nga anëtarët e Koalicionit, i realizuar në vitin 2018, konstatoi se diskriminimi me bazë gjinore në lidhje me punën është një çështje kyçe që pengon punësimin e grave, si dhe minon të drejtat e tyre në punë.
Të shqetësuar nga nivelet e ulëta të punësimit të grave dhe dëshmitë e diskriminimit ndaj grave në lidhje me punën, Koalicioni do të bashkëpunojë ngushtë me OSHC-të e tjera në rajon, përfshirë edhe përfituesit e lartëpërmendur të granteve, për të adresuar rekomandimet nga ky hulumtim.
Objektivi i përgjithshëm i kësaj Iniciative të përbashkët është fuqizimi i organizatave të ndryshme të shoqërisë civile për të kërkuar llogaridhënie nga institucionet përkatëse për zbatimin e legjislacionit kundër diskriminimit në lidhje me të drejtat e grave në punë.
Organizatat përfituese të granteve janë përzgjedhur në mesin e gjithsej 70 aplikimeve nga Komisioni i Vlerësimit të Granteve i cili përbëhet nga anëtarët e Koalicionit, përfshirë: Rrjeti i Grave të Kosovës, Reactor – Research in Action nga Maqedonia Veriore, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim nga Shqipëria, Helsinki Citizens’ Assembly Banja Luka nga Bosnja dhe Hercegovina, Women’s Rights Centre nga Mali i Zi, dhe Kvinna till Kvinna Foundation nga Suedia përmes zyrës së saj në Serbi.
Që nga viti 2012, Fondi i Grave të Kosovës ka ndarë 174 grante, duke përkrahur 99 organizata, me shumën prej 952,022€. Fondi ka pasur më shumë se 20,855 përfitues.
Për më shumë informata shihni: