Sot, dëshirojmë të ndajmë me ju pak nga storia e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK), dhe iniciativën e tyre “Parandalimi dhe Mbrojtja nga Dhuna për Gratë dhe Vajzat e Verbëra të Kosovës”, e cila do të marrë formë duke nisur nga shtatori i këtij viti.
Duke marrë parasysh sfidat e përditshme të këtij komuniteti, KGVK ka planifkuar një program i cili synon lehtësimin e jetesës së grave dhe vajzave të verbëra, vetëdijesimin e institucioneve dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit të shoqërisë.
Iniciativa e tyre do t’i bashkohet anëtareve të tjera të Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) në qëllimin e përbashkët për lehtësimin e jetës së grave, dhe një jetë pa dhunë. Këto janë dy pikat kryesore që kjo përpjekje i prekë jeta pa dhunë me bazë gjinore, dhe transformimi i normave gjinore përmes edukimit.
Aktivitetet e planifikuara përfshijnë trajnimin mbi dhunën me bazë gjinore, përfshirjen e institutcioneve në trajnimet mbi dhunën me bazë gjinore për gratë dhe vazjat e verbëra, ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë për viktimat e dhunës.
Sipas Bajramshe Jetullahut, Drejtore Ekzekutive e KGVK-së, dhuna për gratë dhe vajzat e verbëra, nuk është vetëm fizike.
“Një femër e verbër nëse ka dhunë psiqike, ajo ndikon edhe më shumë në verbërinë e asaj/atij personi.”
Me anë të këtij projekti, parashihet edhe ofrimi i ndihmës juridike në rastet kur ajo do të jetë e nevojshme, për gratë dhe vajzat e verbëra, me ndihmë juridike falas.
Zonja Bajramshahe Jetullahu thekson nevojën e madhe për edukimin e vajzave dhe grave të verbëra, mungesën e mjeteve të nevojshme për edukim dhe lexim të personave të verbër dhe vetëdijen e tyre për liritë dhe të drejtat që u takojnë.
“Ne e kemi jurisitin i cili do t’i mbajë trajnimet dhe çdokund aty ku asht nevoja do të intervenojmë, si dhuna në familje si dhuna kudocoftë edhe do t’i informojmë femrat e verbëra se ku do të lajmërohet dhuna apo si ekziston mundësia që ajo dhunë të hjeket prej asaj mnyre qysh veq parashihet.
Kështu u shpreh Bajramshahe Jetullahu për RrGK-në.
Projekti do të zhvillohet në katër rajone të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë, duke përmirësuar vetëdijen në komunitet.
Ky projekt mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së me një grant me shumw 9,996€.
FGK i RrGK ka përkrahur pesë organizata anëtare me 50,000€ nga Trusti Sigrid Rausing. Jemi të emocionuar për këtë nismë dhe presim të shohim ndikimin e saj.