Forumi Ekonomik i Grave (FEG)* u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani më 20 shkurt. Dy pikat kryesore të rendit të ditës kërkonin përparim urgjent në Ligjin e Punës, i cili vazhdon të kontribuojë drejtpërdrejt në diskriminimin ndaj grave në punësim, por që u hoq nga kalendari legjislativ për vitin 2024 pavarësisht premtimeve të qeverisë për të kundërtën; dhe rëndësinë e institucionalizimit dhe zbatimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Aktivistët e FEG-së kërkuan mbështetjen e Presidentës në adresimin e këtyre çështjeve.
Presidentja Osmani shprehu mbështetjen e saj për miratimin urgjent të Ligjit të Punës.
*FEG është koalicion i organizatave të shoqërisë civile duke përfshirë Institutin Riinvest, Rrjetin e Grave të Kosovës, Demokracinë për Zhvillim, Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, Rrjetin e Organizatave të Grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në Kosovë, Gratë e Kosovës për Gratë, Instituti PVGJ, QIKA dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet.