Ftesë për të dorëzuar ofertë për shërbime të akomodimit, ushqimit dhe sallës së konferencës në Bashkinë e Durrësit

Rrjeti i Grave të Kosovë (RrGK) kërkon ofertë për akomodimin e një grupi prej afersisht 110 personash në Durrës, për periudhën 23–25 Tetor 2026 (2 netë), me shërbim Full Board dhe me sallë konference. Ju lutemi na dërgoni ofertën tuaj më të mirë, e cila duhet të përmbajë të gjitha elementet sipas specifikimeve më poshtë: 

Akomodimi: 

  • 10 dhoma teke (single) 
  • 45-50 dhoma dyshe (twin, me dy shtretër të ndarë) 
  • 5-10 dhoma me qasje e përshtatshme për persona me aftësi të kufizuara (hyrje, ashensorë, dhoma, tualete, qasje në sallë konference) 

Ushqimi (Full Board): 

  • Dita 1 (23 Tetor): Drekë dhe darkë 
  • Dita 2 (24 Tetor): Mëngjes, drekë, darkë 
  • Dita 3 (25 Tetor): Mëngjes  
  • Dy pushime për kafe për ditën e plotë të konferencës (24 Tetor)  
  • Ushqimi duhet të përfshijë opsionet për ushqim vegjetarian, vegan, pa gluten, halal, etj. 

Salla e konferencës: 

  • Kapacitet: minimum 110 persona (teatër) për pasditen dhe mbrëmjen e 23 Tetorit dhe gjithë ditën e 24 Tetorit;  
  • Pajisje (opcionale: ju lutem, tregoni nëse është e disponueshme dhe koston për secilën): projektor, ekran, sistem audio, 2–4 mikrofona wireless dore, 2 mikrofona me lidhje në jakë, foltore, internet Wi-Fi për të gjithë pjesëmarrësit, ujë për folësit, tavolinë për shënime në fund të sallës; 

Ju ftojmë të paraqisni ofertën tuaj në përputhje me dosjen e tenderit të bashkëngjitur. Oferta duhet të përmbajë: (1) Ofertë me shkrim (Forma 5.1), (2) Ofertë Financiare (Forma 5.2), dhe (3) Letër motivimi dhe Deklaratë Nderi (Forma 4).  

Ju lutem, dërgoni ofertën tuaj në: procurement@womensnetwork.org me titull: “Oferta – Hotel & Konferencë”. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 28 Shtator, 2026. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati nuk do të merren parasysh. 

Ju faleminderit për bashkëpunimin!  

DOKUMENTE

Seksioni 2: Udhëzime për Ofertuesit ose Konsulentët 

Seksioni 3: Fleta e të dhënave dhe specifikimet teknike 

Seksioni 4: Letër përcjellëse dhe deklaratë nderi për kriteret e përjashtimit dhe mungesës së konfliktit të interesit 

Seksioni 5.1: Formulari i propozimit teknik 

Seksioni 5.2: Formulari i Propozimit Financiar 

KONTRATË PËR SHËRBIME (DRAFT)