Ftohen Organizatat e Shoqërisë Civile të paraqesin propozimet për të avancuar të drejtat e grave në punë 

Koalicioni për të drejtat e grave në Ballkanin Perëndimor (BP) mirëpret organizatat e ndryshme të shoqërisë civile (OSHC) në rajon të paraqesin propozimet e tyre në mbështetje të të drejtave të grave në punë si dhe të adresojnë diskriminimin me bazë gjinore. Shuma që do t’u ndahet 14 OSHC-ve për iniciativat që do t’i ndërmarrin gjatë 2020 – 2021, pritet të jetë përafërsisht 200.000 euro. 

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore mbetet shumë e ulët. Dëshmitë e publikuara së fundmi sugjerojnë se diskriminimi në punë me bazë gjinore është përhapur dhe shihet si pengesa kryesore që minon pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. 

Si rrjedhojë, koalicioni i organizatave për të drejtat e grave po zbatojnë një Iniciativë 46-mujore për ‘Fuqizimin e OSHC-ve në Luftimin e Diskriminimit dhe Avancimin e të Drejtave të Grave në Punë’ në BP, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Kjo Iniciativë synon të fuqizojë dhe mbështesë OSHC- në mbajtjen e institucioneve përkatëse përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit kundër diskriminimit në lidhje me të drejtat e grave në punë. 

Për të adresuar sfidat e identifikuara dhe format e ndryshme të diskriminimit me bazë gjinore që rrjedhin nga raporti i fundit, partnerët e kuptojnë nevojën për të krijuar bashkëpunim me një koalicion më të gjerë. Prandaj, ata po shpallin këtë Thirrje për Aplikim që do të ofrojë mbështetje financiare, duke i mundësuar OSHC-e që të angazhohen në zbatimin e rekomandimeve të këtij hulumtimi. Grantet që do të ofrohen do të mbështesin punën e rëndësishme të OSHC–ve, përfshirë: 

  • Ndihmë juridike dhe monitorimi gjyqësor çështjeve të diskriminimit me bazë gjinore; 
  • Avokim për ndryshime ligjore / politike dhe/ose përgjigje institucionale të përmirësuar, sipas rekomandimeve të hulumtimit; 
  • Ngritja e vetëdijes dhe fuqizimi i grave për të raportuar rastet e diskriminimit. 

Grantet do të ndërlidhen me mbështetje të OSHC-ve si dhe mundësive të rrjetëzimit.  Ftohen të gjitha OSHC-të interesuara të marrin pjesë në seancën informuese më 17 tetor 2019, në orën 13:00 – 15:00, në Hotel Sirius në Prishtinë. 

Partnerët e angazhar në zbatimin e kësaj Iniciative janëRrjeti i Grave të Kosovës, Reactor – Research in Action nga Maqedonia VerioreQendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) nga ShqipëriaHelsinki Citizens’ Assembly Banja Luka nga Bosnja dhe HercegovinaWomen’s Rights Centre nga Mali i Zidhe Kvinna till Kvinna Foundation nga Suedia përmes zyrës së saj në Serbi. 

Afati përfundimtar për aplikim: 9 Nëntor 2019 

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi shikoni Thirrjen për Aplikim, ose kontaktoni: grants@womensnetwork.org  

Komunikata për shtyp për nën-përfituesit – Thirrje për Aplikim – ALB