Në vazhdimësi të punës avokuese të Rrjetit të Grave të Kosovës në funksion të përmirësimit të zbatimit të Planit II për Veprim Gjinor të BE-së, RRGK-ja prezantoi gjetjet e raportit të vet ‘Kujdes me PVGJ-në’ përpara delegacionit të BE-së dhe organizatave të shoqërisë civile të grave në Shqipëri. Në radhët e përfaqësuesve të këtyre organizatave, diskutimi pas prezantimit u përqendrua kryesisht te mënyra se si mund të përdoret PVGJ-ja si instrument nga të aktivistët e të drejtave të grave për të avokuar për përmirësimin e performancës së BE-së dhe qeverive kombëtare në çështjet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. Zyrtarët e delegacionit të BE-së në Shqipëri e mirëpritën raportin dhe gjetjet në të, dhe i bënë RRGK-së pyetje specifike lidhur me mënyrën se si mund të përmirësojë delegacioni punën e tij në funksion të çuarjes më tej të barazisë gjinore në veprimet e tij politike dhe financiare në Shqipëri.