Gjykata dënon kryerësit e dhunës seksuale

Sipas Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Gjykata e Apelit në Prishtinë ka nxjerrë një aktgjykim sipas të cilit janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar dy persona për akte kriminale dhe dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ata janë ndëshkuar me 22 vite burgim.
     Ky është sinjal pozitiv dhe inkurajues për organet e drejtësisë që të vazhdojnë ndjekjen dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
    QKRMT ka ndarë këtë informatë si pjesë e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të viktimave të torturës me 26 qershor.