Në datën 9 tetor, dy organizata: “Ruka Ruci” dhe “Dera e Hapur” (Open Door) organizuan një punëtori ku morën pjesë 24 vajza dhe gra nga fshati Llapje.
Punëtoria u organizua në ambientet e organizatës “Avenija” në Llapje. Pjesëmarrëset diskutuan problemet e përditshme me të cilat përballen në jetë si dhe shkëmbyen ide për të gjetur zgjidhje për probleme të tilla.
Përfaqësuese nga të dyja organizatat paraqitën punët e tyre dhe diskutuan rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave. Përfaqësueset gjithashtu theksuan rëndësinë e punëtorisë në rritjen e vetëdijesimit për çështjet që lidhen me fuqizimin ekonomik të grave. “Kur nuk i dimë të drejtat tona, as që mund t’i kërkojmë ato”, tha Belgjyzare Muharremi, Drejtore Ekzekutive e “Dera e Hapur”.
Diskutimi i parë që u zhvillua u përqendrua në mungesën e zbatimit të ligjeve. Një prej pjesëmarrëseve deklaroi se ligjet janë të shkruara mirë, por nuk zbatohen në praktikë.
Nevenka Ricallo nga “Ruca Ruci”, u shpreh: “Ne jemi ato që duhet ta nxisim zbatimin e këtyre ligjeve. Hapi i parë është të njihen këto ligje më mirë, me qëllim që të mund të fillojmë të avokojmë lidhur me to”.
Vajzat dhe gratë të cilat kanë marrë pjesë, kanë pasur mundësinë të mësojnë më shumë për Ligjin për Barazinë Gjinore, Ligjin për Vetë-Qeverisjen Lokale, dhe Ligji për Trashëgiminë. Përfundimet që u arritën nga diskutimet ishin se pjesa më e madhe e grave nuk dinë se si t’u qasen institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjeve dhe të cilat, në teori, do të duhej t’i mbronin të drejtat e grave. Të dyja organizatat do të punojnë në drejtim të arsimimit të vajzave të reja dhe grave për mënyrën e avokimit për të drejtat e atyre vetë, përveç vazhdimit të rritjes së vetëdijes për ligjet e përmendura, të cilat janë në fuqi për sigurimin e të drejtave të grave.
“Ky aktivitet është organizuar si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i grave përmes themelimit dhe aktivizimit të dy grupeve të grave të cilët do të rrisin vetëdijen për të drejtat e grave dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse”, të mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) me shumën prej €7.740 dhe u financua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.