RrGGK organizoi një diskutim më 29 mars, gjatë të cilit 27 gra nga shtatë asamble komunale dhe organizatat anëtare të RrGGK-së krijuan strategji për pjesëmarrje më të madhe të grave në zgjedhjet e ardhshme komunale. Vjosa Dobruna, Aktiviste e të Drejtave të Njeriut dhe anëtare e Bordit Këshillues të RrGGK-së e udhëhoqi diskutimin.
Pjesëmarrëset kërkuan të gjenerojnë ide për rritjen e numrit të grave në asambletë komunale dhe në pozita udhëheqëse në nivelin komunal.
“Ky takim hapi diskutime për fuqizimin e grave, një obligim dhe mandat për RrGGK,” tha Vjosa Dobruna.
Takimi poashtu shërbeu për të inkurajuar më shumë gra që të kandidojnë për kryetare komune. Pjesëmarrëset diskutuan se cilat kualitete duhet t’i kenë gratë kandidate: ato duhet të jenë feministe, të kenë një qasje të ndryshme nga meshkujt, të jenë aktive në shoqëri dhe të kenë dëshirën politike për të promovuar barazinë gjinore.
“E çmoj këtë nismë të guximshme dhe mendoj se ne të gjitha mund të kontribuojmë vazhdimisht në këtë fushë,” tha Violeta Dema, përfaqësuese nga Asambleja Komunale e Gjakovës.
Diskutimi poashtu inkurajoi bashkëpunimin në mes të grave të ndryshme dhe theksoi rolin e rëndësishëm që mund të luajë shoqëria civile.
“Ky takim na ofroi mundësinë që të flasim për atë se çka mund të bëjmë ne si shoqëri civile që të ndihmojmë,” tha Drita Vukshinaj nga OJQ Gratë për Gratë me Aftësi të Kufizuara në Prizren.
Disa konkluzione që rezultuan nga takimi përfshinin:
o Të punohet me gratë kandidate dhe partitë politike në mënyrë që partitë që fitojnë ulëset në asambletë komunale të sigurojnë që
gratë të marrin pozita vendim-marrëse.
o Të krijohet një mjedis mundësishë që më shumë gra të hyjnë në politikë duke shkuar derë-më-derë për të avokuar që qytetarët të
votojnë për gratë kandidate.
o Të inkurajohen partitë politike që të nominojnë unanimisht një grua kandidate për pozitën e kryetares së komunës në zgjedhjet e
ardhshme dhe të krijohet një mjedis i përshtatshëm për fushatën e saj.
o Të organizohen fushata mediale që të paraqesin me saktësi platformat e fushatave të grave.
o Të krijohet një sektor i ri në uebfaqen e RrGGK-së dhe/ose një forum në Facebook ku gratë mund të ndajnë idetë dhe të diskutojnë
strategjitë për të mbështetur pjesëmarrjen e grave në qeverisjen lokale.
o Të inkurajohet përfshirja e vazhdueshme e grave në asambletë komunale edhe pas pensionimit në mënyrë që ato të mund të ndajnë
përvojen dhe njohuritë e tyre.
“Gratë kishin frikë për shkak të pervojave të tyre të mëparshme sepse u mungonte mbështetja” konkludoi Vjosa Dobruna. “Por prej frikës së tyre dhe pengesave të mëparshme ne do të mësojmë dhe do të dijmë më mirë se si t’i adresojmë këto çështje në të ardhmen.”