Humanus Vita vazhdon vetëdijesimin e të rinjve për ngacmimet seksuale dhe raportimin e hershëm të tyre

Organizata anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) ka vazhduar aktivitetet e ndërmarra në kuadër të nismës përfituese nga rundi i 15 i Fondit të Grave të Kosovës (FGK) “Vetëdijesimi i të rinjve për ngacmimet dhe sulmet seksuale si dhe rëndësia e raportimit të hershëm”.

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, Humanus Vita ka mbajtur sesione informuese me gra, si dhe takime derë me derë për të ngritur vetëdijesimin dhe njohuritë e të rinjve për njohjen e ngacmimeve seksuale si dhe luftimin e pa kompromis të tyre.

Po ashtu, gjatë muajit janar, Humanus Vita ka mbajtur sesione informuese me të rinjtë e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas. Me këtë rast, përveç që interesimi i nxënësve për pjesëmarrje në këto sesione ishte i lartë, ata vlerësuan lart këtë si mundësi për të mësuar më shumë për këtë çështje shumë me rëndësi për mirëqenien e tyre.

Në veçanti, nxënësit vlerësuan që këto sesione u ndihmuan atyre në njohjen e mënyrave që ekzistojnë për të raportuar ngacmimet seksuale dhe linjat ndihmëse për këtë.

Përgjatë sesioneve të para të kësaj nisme, Humanus Vita mbajti ligjërata vetëdijësuese në Shkollën e Mesme Teknike “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku u diskutua me nxënësit rreth perceptimit të tyre për ngacmimet dhe ngacmimet seksuale.

KËTU mund të lexoni më shumë për këtë ligjëratë.

Kjo nismë e organizatës “Humanus Vita” është mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), përmes nismës së RrGK-së “Avancimi i Mëtejshëm i të Drejtave të Grave në Kosovë II”, bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.