Në kuadër të iniciativës “Avokimi për sigurimin e transportit pa pagesë për përsonat e verbër”, Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës (KGVK) organizoi tryezë të rrumbullakët ku të pranishme ishin gra asambleiste të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe gra përfaqësuese të shoqatave të personave të verbër.
Znj. Bajramshahe Jetullahu, Drejtore e KGVK, prezantoi para të pranishmeve Ligjin për të Verbërit, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi ne vitin 2012. Iniciativa e ndërmarrur nga KGVK ka për qëllim që të inicoj zbatimin e nenit 13 të këtij ligji i cili thotë: “Personat e verbër dhe shoqëruesit e tyre gjatë shoqërimit të personit të verbër, gëzojnë beneficione në pagesa, në trafikun urban falas, ndërsa në ndërurban bëhet me pagesën pesëdhjetë përqind (50%) të vlerës së biletës”.

Operatorët privat dhe publik duhet të përcaktojnë vendet për të verbërit dhe të vendosin sinjale përkatëse. Këto vende janë të liruara nga detyrimi fiskal i përcaktuar me udhëzim nga Ministria e Transportit dhe
Ministria e Infrastrukturës.
Znj. Jetullahu theksoi se në praktikë ky ligj nuk po zbatohet fare dhe kërkoi nga grupi i grave asambleiste të Prishtinës që të avokojnë për personat e verbër që ky ligj të zbatohet më mirë në praktikë. Bashkë me gratë asambleiste u diskutua se cila është procedura më e mirë për krijimin e mekanizmave për zbatim më të mirë të ligjit.
Në takim pjesëmarrëset shprehën interesim të njoftohen më gjerësisht me gjendjen aktuale të personave të verbër. Ato u njoftuan më detajisht me sfidat dhe problemet të cilat po ballafaqohen çdo ditë.
Ndër të tjera, gratë asambleiste morrën përsipër që të punojnë në organizimin e aktiviteteve në kuadër të komunës së Prishtinës për “Ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë”, ditë kjo e cila shënohet çdo vit me 15 tetor.

Ato ofruan mbështetjen e tyre dhe deklaruan se do ta ngrisin zërin për këto çështje si dhe do të bëjnë çfarë është e mundur për të realizuar të drejtat e këtyre personave.
Ky projekt mbështetet nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK) me shumën prej 2,750€ dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.