Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit, me 3 dhjetor, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, publikuan raportin hulumtues Qasja në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Bazë Gjinore në Kosovë: Përfundimi i mosndëshkimit për Autorët e krimeve, ku morën pjesë përfaqësuesit kryesorë të institucioneve gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut në Kosovë. Media gjithashtu është e ftuar të marre pjesë në eventin lansues.
Raporti analizon qasjen në proceset e drejtësisë për viktimat e dhunës në bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje, dhunën seksuale, sulmet dhe ngacmimet seksuale, si dhe krimet e dhunshme kundër komunitetit LGBT. Raporti analizon ligjet dhe politikat ekzistuese, si dhe zbatimin praktik të tyre. Analiza kryhet duke iu referuar kërkesave të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sidomos Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit). Raporti konkretisht identifikon mangësitë në kuadrin ligjor aktual si dhe zbatimin praktik të tij. Ilustron vështirësitë e rënda ligjore dhe institucionale me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës me bazë gjinore gjatë përpjekjes për të kërkuar drejtësi. Raporti gjithashtu ofron rekomandime konkrete.
Panelistët Annette M. Fath-Lihic, Këshilltare Politike/Koordinatore Ekzekutive/ Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, Igballe Rogova, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për Legjislacion, duke u pasuar nga Ariana Qosaj-Mustafa, Drejtoreshë e Programit, KIPRED bëri prezantimin e të gjeturave kryesore dhe rekomandimeve. Mes të tjerash, panelistët bën thirrje që institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa urgjen në zbatimin e rekomandimeve të dala nga ky, duke theksuar qasjen e dobët në drejtësi për viktimat e dhunës me bazë gjinore.
Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu: Qasja në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Bazë Gjinore në Kosovë: Përfundimi i mosndëshkimit për Autorët e krimeve.