Lakshmi Puri, Ndihmës-Sekretare e Përgjithëshme për Mbështetje Ndërqeveritare dhe Partneritete Strategjike Entitetin e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women), udhëhoqi seancën plenare.

Mbi 5000 Pjesëmarrës nga Gjithë Bota Diskutojnë për të Drejtat Shëndetësore të Grave

Rreth pesë mijë pjesëmarrës nga gjithë bota morën pjesë në Konferencën e Tretë Globale 2013 të organizuar nga Women Deliver më 28-30 Maj, në Kuala Lumpur, Malajzi.

Krerë të qeverive, politikbërës, profesionistë të shëndetësisë, përfaqësues të OJQ-ve, udhëheqës të korporatave dhe përfaqësues të mediabe botërore nga 150 vende të botës u mblodhën për të diskutuar çasjen e grave në shërbime shëndetësore. Shumë pjesëmarrës vinin nga Afrika, Amerika Latine dhe Azia.
Shumë pak prej tyre vinin nga Europa, por në mesin e tyre ishte Mimoza Paçuku, Koordinatore e Projektit të RrGGK për Fondin e Grave të Kosovës (FGK).
“Isha e lumtur që po përfaqësoja Kosovën në ngjarjen më të madhe botërore  të dekadës të organizauar mbi shëndetin,” tregon ajo.
Pjesëmarrësit e Konferencës ishin të ndryshëm, jo vetëm nga kombësia por edhe nga gjinia.
“Ne konferencën e Women Deliver, në mesin e 5,000 feministëve 40% ishin burra,” shprehet Mimoza. “Isha e befasuar nga angazhimi dhe ndërgjegjësimi i tyre për barazinë. NE KEMI LËVIZUR përpara!”
Mimoza ishte në mesin e 100 Liderëve të Rinjë që morën pjesë në konferencë. Për gjatë një viti para konferencës, këta liderë të rinjë vijuan kurse elektronike mbi shëndetin, avokimin dhe komunikimin medial; këmbyen mendime; dhe diskutuan përmes blogjeve rregullisht mbi çështjet e shëndetësisë në vendet e tyre. Mimoza u ftua vonë gjatë vitit që t’i bashkangjitet këtij grupi të përzgjedhur, por punoi trefishin e kohës që të kapë hapin dhe të përfshihet në dikutimet e tyre. Women Deliver ofruan hapësirë që këta liderë të rinjë  të shprehin nevojat e tyre gjatë një Para-Konference të të Rinjëve më 27 Maj.
Pjesëmarrësit prezantuan çështjet me të cilat të rinjtë në vendet e tyre përballen tek udhëheqësit botërorë që sjellin ndryshime, përfshirë Kathy Calvin, Presidente dhe Kryeshefe Ekzekutive e United Nations Foundation; Barbara Bush, bashkë-themeluese e Global Health Corps; Kate Gilmore, Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive e UNFPA; Joy Marini, Drejtor, Corporate Contributions, Johnson & Johnson; Princesha e Holandës Princess Mabel (L e 2-të); dhe  Princesha e Kurorës së Danimarkës Princesha Mary (C).