Me moton “T’du qashtu qysh je” në Prishtinë mirëpritet Parada e Krenarisë 

Për vitin e shtatë me radhë në Prishtinë u mbajt Parada e Krenarisë nga Komuniteti LGBTIQ+, aktivistë dhe përkrahës të të drejtave të këtij komuniteti. 

Paradës i prinë aktivitete të shumta në kuadër të Javës së Krenarisë, që u zhvillua në datat 5- 10 Qershor.  

Në Paradë mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili u doli për herë të parë në një Paradë Krenarie. 

“Kam marrë pjesë në Paradën e Krenarisë sepse besoj në të drejtat e njeriut, besoj që duhet të jemi të gjithë të barabartë dhe secili duhet ta ketë të garantuar të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin”, ka thënë Kurti. 

Ndërsa, me një pankartë “Diplomatët për barazi”, Paradës iu kanë bashkëngjitur edhe ambasadorët e huaj në Kosovë si ai i Francës, Oliver Guerot dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. 

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) edhe këtë herë ka përkrahur Paradën e Krenarisë. 

Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar, Parlamenti i Kosovës nuk e miratoi në parim Kodin Civil mes kundërshtimesh dhe debatesh të rrepta për shkak të mospajtimeve me një pjesë të këtij Kodi që synon t’i hap rrugë rregullimit të martesave edhe ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë. 

Por kryeministri Kurti tha për këtë pjesë seNe do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë suksesshëm në Kuvend. Edhe për nga vullneti dhe programi qeveritar, e edhe nga puna, nuk e kursejmë veten”. 

Java e Krenarisë trajtoi çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTIQ+ në shoqërinë kosovare, si dhe padrejtësitë me të cilat ata përballen, duke pasur për qëllim përmirësimin e pozitës së tyre.