Pjesëmarrësit në Onë Billion Rising bëjnë thirjë për ti dhënë fund dhunës ndaj grave. 14 Shkurt Prishtinë

Një Miliardë në Këmbë për t’i Dhënë Fund Dhunës ndaj Grave

One Billion Rising(Një Miliardë në Këmbë) ka mbledhur gra e burra të protestojnë duke vallëzuar e të ngriten, në një organizim në ambient të hapur te platoja afër Grant Hotel në Prishtinë.
     Më 14 Shkurt, burra dhe gra në Kosovë u ngritën dhe vallëzuan duke bërë thirje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
     Pjesë e këtij organizimi ishte vallëzimi tradicional i One Billion Rising. OJQ Artpolis po ashtu ka performuar shfaqjen “Drejtësi për Gratë” (që përshkruan raste të dhunës qoftë në famije apo në forma tjera që kanë përjetuar shumë gra dhe vajza).
  “Kjo është mënyra më e mirë për të protestuar dhe ngritur zërin tonë”, tha një participante.
Me vullnetin e saj, këtij aktiviteti iu bashkangjit edhe Presidentja Jahjaga me stafin e saj.
      Onë Billion Rising në Kosovë është organizuar nga një koalicion i orgnaizatave dhe individë (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis, Alter Habitus, Odal Haliti dhe Bleona Foniqi) dhe është mbështetur nga Kvinna till Kvinna dhe UNDP.
     One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë) është një fushatë globale për t’i dhënë fund dhunës kundër grave, për t’u ngritur për drejtësi dhe promovuar barazinë gjinore.
       Ka filluar në vitin 2012 si pjesë e lëvizjës V-Day. One Billion Rising(Një Miliardë në Këmbë) dhe V-day janë fushata që i ka filluar dramaturgia Eve Ensler, krijuesja e dramës së njohur “Monolgjet e Vaginës” (The Vagina Monologues), që kanë vënë në pah statistikat se një në tri gra në planet  dhunohen apo përjetojnë dhunë në familje gjatë jetës së tyre.    Në vitin 2012, kampanja One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë) arriti kulmin si kampanja më e madhe globale ndonjëherë për t’i dhënë fund dhunës kundër grave me mijëra evente të mbajtura në më shumë se 190 shtete.

 

       Në vitin 2014 One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë) është mbajtur në 207 shtete.