Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës (OPDMK) ka mbledhur njerëzit me nevoja të veçanta nga Kosova, në garat që përfshin shah, streetball (basketboll në rrugë), ping pong dhe gara me rrota. Garat krijuan një hapësirë ”‹”‹për kënaqësi dhe takime me miq të rinj.
"Ndjehem shumë mirë sepse më pëlqejnë lojrat shumë. Kjo garë është shumë e mirë për ne, sepse ne kemi zënë edhe miq të rinj" tha Fatime Gerguraj, pjesëmarrëse.
Pasi që pjesëmarrësit erdhën nga qytete të ndryshme, gara u ofroi një mundësi që të shoqërohen dhe të përfshihen në sporte të ndryshme.
"Unë vetë kam nevoja të veçanta dhe unë mendoj se kjo më ka mundësuar organizim më efektiv" tha Resmije Rrahmani nga OPDMK. "Nuk më pëlqen kur njerëzit pa aftësi të kufizuara organizojnë këto ngjarje, sepse ata nuk i kuptojnë nevojat tona në të njëjtën mënyrë që ne e kuptojmë njëri-tjetrin . Kur ne organizojmë diçka, unë plinifikoj çdo detaj, sepse unë kam të njëjtat probleme me të cilat përballen të tjerët me shkallë, banjo dhe transport."
Në fund, OPMDK ka ndarë mirënjohje për fituesit dhe mbështesit e OPDMK.