Pjesëmarrësit e Dokufestit duskutojnë gjininë dhe profesionet

Me 21 gusht 2014, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), organizoi tryezën e rrumbullakët të titulluar “Profesionet nuk kanë gjini”, në kuadër të Dokufestit në Prizren.
     Diskutimi u koncentrua në mënyrat se si akter të ndryshëm munden ti formojnë përceptimet e popullatës mbi barazinë gjinore, veçanërisht mbi gjininë dhe punësimin. Diskutimi u moderua nga Donjeta Morina, Asistente e Projektit në UNDP dhe pjesëmarrësit diskutuan idetë dhe eksperiencat e tyre personale.
     Diskutimi u fokusua në rezultatet e raportit të Pulsit Publik mbi gjininë, i cili u publikua në korrik 2014. Raporti ka rekomanduar më shume ngritje të vetdijësimit mbi gjininë dhe profesionet, gjininë dhe punësimin.  
     Pjesëmarrësit i diskutuan mënyrat se si shoqëria i formon dhe vazhdimisht i riprodhon normat sociale të cilat na limitojnë zgjedhjen e karrierës varësisht prej gjinisë sonë.
     Debati filloi me shfaqjen e klipit “Profesionet nuk kanë gjini”, i cili tregon aspiratat e karrierës së djemve dhe vajzave.
Diskutimi u fokusua në mënyrat e ndryshme se si familja, media, shkolla dhe shoqëria e limitojnë zgjedhjen e karrierës së vajzave dhe djemve të vegjël, duke imponuar norma të ndryshme sociale mbi ta.

     Donjeta Morina tha se është “e kënaqur me mënyrën se si ka shkuar diskutimi dhe që personalisht ka mësuar shumë prej të gjithë pjesëmarrësve”.