Më datën 17 maj, qytetarët kanë marshuar nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek monumenti “Newborn” për të festuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (DNKH-T). Motoja ishte “Homoseksualiteti nuk është sëmundje. Urrejtja është sëmundje.” Këtë marshim e kanë realizuar Qendra për Emancipim Shoqëror dhe Qendra për Barazi dhe Liri, në të cilin kanë marrë pjesë ministrja për Integrim Evropian, Vlora Citaku, Zëvendës Ministri Petrit Selimi, Ambasadori Britanik Ian Cliff, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Tracy Jacobson, si dhe OJQ dhe individë të tjerë.