Programet

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në tërë Kosovën, pavarësisht bindjeve të tyre politike, fetare, moshës, nivelit të edukimit, orientimit seksual dhe aftësive. RrGK e ka vizion një Kosovë në të cilën gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta për arsimim, punësim, pjesëmarrje politike, kujdes shëndetësor dhe një jetë pa dhunë. Strategjia e RrGK-së përfshin gjashtë fusha programatike siç shpjegohen më poshtë. RrGK zbaton Strategjinë e saj në bashkëpunim të ngushtë me 186 organizatat e saj anëtare dhe partnerët.

Drejt arritjes së vizionit dhe misionit të sajRrGK ka hartuar Strategjinë për vitet 2019 – 2022 që të drejtojë punën e RrGK-së gjatë kësaj periudhePas një procesi konsultativ që përfshinte anëtaret e RrGK-së, Bordin Drejtues, partnerët tjerë kyç dhe palët tjera të interesit, anëtaret e RrGK-së aprovuan Strategjinë në vitin 2018. 

Ju mund të shkarkoni versionin e plotë të Strategjisë 2019-2022 këtu. 

Ju mund të shkarkoni versionin e plotë të Planit Strategjik së RrGK 2015 – 2018 këtu.

Ju mund të shkarkoni versionin e plotë të Planit Strategjik të RrGK 2011 – 2014 këtu.