Analizë Gjinore e Transportit Tokësor në Kosovë

Download File

Ky raport paraqet analizën e parë gjithëpërfshirëse gjinore të transportit tokësor në Kosovë, duke shqyrtuar mënyrën se si sistemet e transportit ndikojnë ndryshe tek gra, burra, vajza dhe djem nga komunitete të ndryshme në të gjithë vendin. Duke përdorur një qasje ndërsektoriale, analiza shqyrton ligjet, politikat, buxhetet dhe praktikat komunale, duke u mbështetur në të dhëna nga anketa, intervista, fokus-grupe dhe studime rasti nga komunat e Prishtinës dhe Dragashit. Gjetjet tregojnë se transporti nuk është neutral gjinor, duke theksuar barriera që lidhen me qasjen, sigurinë, përballueshmërinë, aftësinë e kufizuar, përkatësinë etnike, vendbanimin dhe përgjegjësitë e kujdesit. Raporti gjithashtu trajton lidhjen e sektorit të transportit me ndryshimet klimatike, shëndetin publik dhe përfshirjen sociale.

Raporti përfundon me rekomandime konkrete për institucionet qendrore dhe komunale, me qëllim mbështetjen e zhvillimit të sistemeve të transportit që janë më të sigurta, më të qasshme, më të barabarta dhe më të përgjegjshme ndaj klimës.

Ky publikim është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Suedia, përmes Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor. Hulumtimi është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe komunat e Prishtinës dhe Dragashit.