Download File
Globalisht, gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara kanë tre herë më shumë gjasa të përjetojnë dhunë me bazë gjinore, nga familja, partnerët intimë, kujdestarët dhe institucionet, krahasuar me gratë që jetojnë pa aftësi të kufizuara. Megjithatë në shumë raste dhuna në bazë gjinore ndaj grave me aftësi të kufizuar mbetet e pa raportuar. Edhe në Kosovë rastet e dhunës në bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave janë të nën raportuara. Kjo përmbledhje e politikave analizon situatën aktuale, kornizën ligjore, dhe identifikon arsyet se pse gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara rrallë herë raportojnë dhunën.