Ky dokument mbi qëndrimin është përpiluar dhe nënshkruar nga koalicioni i 145 organizatave të shoqërisë civile për të drejtat e grave (OShCG) në kontekstin e Forumit të ardhshëm për Barazinë e Gjeneratave (FBGj).
FBGj përfshin Koalicione të Veprimit që kërkojnë “rezultate të prekshme” sa i përket “financimit” dhe “të dhënave gjinore dhe llogaridhënies”, duke përfshirë këtu koalicionet posaçërisht mbi “Drejtësinë ekonomike dhe të drejtat” dhe “Lëvizjet feministe dhe udhëheqjen”. Sipas faqes së internetit të FBGJ , “Secili Koalicion i Veprimit do të propozojë një sërë veprimesh konkrete, ambicioze dhe të menjëhershme brenda periudhës 2020-2025 për të dhënë kontribut të prekshëm në barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut të grave dhe të vajzave. Ata do të sigurojnë financim për këtë agjendë, për të adresuar boshllëqet sistematike në burime që kanë penguar deri më tani ndikimin/kontributin.” Ky dokument propozon zotimet që të poshtë nënshkruarit do të donin të shihnin nga agjencitë e KB-së, Bashkimi Evropian (EU) dhe financuesit shtetërorë, në konsultim të ngushtë me OShCG-të dhe lëvizjet feministe.