Bazuar në treguesit zyrtarë të politikave dhe një metodologji të përbashkët për rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP), ky raport i shkurtër monitoron dhe raporton mbi progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore në lidhje me proceset kryesore të anëtarësimit në BE dhe dialogjet politike gjatë vitit 2023 . Ky raport synon t’u ofrojë zyrtarëve të qeverisë dhe BE-së pasqyrë dhe rekomandime se si të përmirësohet më tej një perspektivë gjinore brenda këtyre proceseve, si dhe të informojë avokimin e organizatave për të drejtat e grave (OGSHC) për një proces të anëtarësimit në BE më transformues nga aspekti gjinor. RrGk ka kryer monitorimin dhe ka përgatitur këtë raport duke përdorur një metodologji të zhvilluara nga organizatat partnere të Koalicionit Rajonal për Barazinë Gjinore në Procesin e Anëtarësimit në BE (EQUAPRO).