Download File
Në Kosovë, shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore është ndër më të ulëtat në botë: 18.1%. Disa studime kanë treguar se përgjegjësitë për ofrimin e kujdesit në shtëpi kontribuojnë në këtë pjesëmarrje të ulët të grave. Ky hulumtim shqyrton kërkesën e mbuluar dhe të pambuluar për shërbime të kujdesit për fëmijë në Kosovë; shërbimeve publike dhe private të kujdesit për fëmijë që janë në dispozicion; si dhe pikëpamjet e shumëllojshme të palëve të interesit lidhur me mundësitë për krijimin e më shumë shërbimeve të qëndrueshme të kujdesit për fëmijë.