Ligji për Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës nga pikëpamja gjinore

Download File

Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor (BPGj) siguron që fondet publike buxhetohen dhe shpenzohen drejt
adresimit të nevojave potencialisht të ndryshme të grave, burrave, djemve dhe vajzave, të identifikuara
më parë përmes analizës gjinore. Sipas Ligjit Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore (LBGj), BPGj është një
detyrim për të gjitha institucionet publike, duke përfshirë komunat, ministritë dhe organizatat tjera
buxhetore. Kosova funksionon me fonde të pamjaftueshme, gjë që e bën të nevojshme që çdo euro e të hyrave publike të grumbulluara të ndahet në mënyrë strategjike për aktivitete që synojnë nevojat më urgjente për mirëqenien e individëve. Zbatimi i BPGj-së mund të kontribuojë në shpenzime më efektive, efikase, të përgjegjshme dhe transparente të burimeve qeveritare, duke përfshirë edhe arritjen e barazisë gjinore. Prandaj, kjo analizë diskuton Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023 nga një pikëpamje gjinore, duke analizuar shkallën në të cilën merr parasysh nevojat e ndryshme të grave, burrave, vajzave, djemve, si dhe avancimin e barazisë gjinore.

Analiza gjithashtu evidenton se si qeveria ka përdorur mjetet e BPGJ-së në përgatitjen e buxhetit.