Download File
Ky raport shqyrton rolet, kontributet dhe nevojat e grave përkitazi me proceset e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke përfshirë rolin specifik të organizatave për të drejtat e grave në ndërtimin e paqes. Ky hulumtim ka pasur për synim të dokumentojë perspektivat dhe përvojat e ndryshme të aktivisteve, politikaneve, organizatave të shoqërisë civile dhe të grave të ndryshme, veçanërisht të vajzave. I realizuar në vitin 2020, ky hulumtim ka ndërthurur metoda të përziera, duke përfshirë rishikimin e literaturës, një anketë përmes interneti, intervista, vëzhgimin e pjesëmarrëseve dhe fokus grupe. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 483 persona të ndryshëm, duke përfshirë 266 vajza dhe pesë burra.