Organizata anëtare e RrGK-së “Handikos” në Mitrovicë ka publikuar raportin “Sfidat e grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara përgjatë COVID-19 në komunën e Mitrovicës”. Disa prej problemeve që vë në pah raporti janë dhuna fizike dhe psiqike në të cilën kanë hasur gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë; problemet në marrjen e shërbimeve sociale në institucione publike për shkak të mungesës së qasjes e përkeqësimi i mëtejshëm i situatës së grave me aftësi të kufizuara në punësim. Ky projekt përkrahet nga Fondi i Grave të Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përmes nismës së Rrjetit të Grave të Kosovës “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OShC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19”.