Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Të mbijetuarave të dhunës seksuale, krime të kryera gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, ende nuk iu është dhënë vëmendje e mjaftueshme nga udhëheqësit politikë të Kosovës. Çështja e dhunës seksuale nuk është ngritur në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Kurrë nuk ka pasur ndonjë kërkim falje zyrtare për krimet e kryera ndaj grave, e poashtu asnjë dënim gjyqësor apo dëmshpërblim.

Në përgjithësi, shoqëria i ka izoluar dhe ka dështuar ti mbështes gratë që pësuan nga ky krim i tmerrshëm. Si rezultat, shumë gra kanë tentuar që të vazhdojnë me jetën e tyre pa mësuar ndonjëherë se si të merren me të kaluarën e tyre në mënyrë psikologjike. Kjo rezulton në sëmundje të ndryshme të pa trajtueshme, duke përfshirë edhe trauma, fobi, frenime në dëshirën seksuale dhe çrregullime të ngrënies, si dhe dëmtime fizike të patrajtuara. Identifikimi i grave që kanë vuajtur krime të tilla është qenësor në mënyrë për të ofruar ndihmë shumë të nevojshme në zhvillimin e mekanizmave përballuese që do të mundësojë atyre të jetojnë jetën në mënyrë normale.

Kështu, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve ka përcaktuar për të identifikuar gratë që mbijetuan dhunës seksuale në Drenas. Brenda vetëm disa muajve, ato gjetën 37 të mbijetuara, të moshës 25-50 vjeçare, në 13 fshatra të këtij rajoni.
“Ju ndihmuam shumë grave," tregon Kadire Tahiraj nga Qendra. "Në një rast, një grua e mbijetuar nga dhuna seksuale është identifikuar për herë të parë, dhe projekti i ndihmoi asaj në marrëdhëniet e saj familjare, sidomos me burrin e saj… Burri i saj u ndërgjegjësua se sa e është e rëndësishme mbeshtetja e tij për gruan në këtë çështje.”

 

Qendra ka hapur këtë temë tabu për diskutim më të gjërë në familjet e disa të të mbijetuarave të dhunës drejt shërimit të tyre.
“Ky projekt ka pasur një ndikim shumë pozitiv dhe ka thyer heshtjen që mbulon këtë çështje për shumë vite", tregon një grua e mbijetuar e dhunës. "Ne ndihemi shumë më të sigurta.”

Përtej identifikimit të të mbijetuarave dhe ofrimit të këshillave individuale dhe familjare, organizata solli të mbijetuarat dhe perkrahësit e tyre së bashku për të formuluar tetë kërkesa kryesore në emër të grave të mbijetuara të dhunës. Kërkesa kryesore ishte që të gjithë të respektojnë të drejtat e njeriut të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe nevojat e tyre. Ato i paraqitën kërkesat e tyre Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila premtoi angazhim maksimal institucional dhe mbështetje të përmirësuar në këtë çështje.
“Tani unë dhe gratë e tjera jemi më të qeta," tregon një grua tjetër që mbijetoj dhunën. "Besimi ynë është ripërtrirë se e ardhmja jonë do të jetë më e mirë.”