Një grup ndëretnik i grave në Shtërpce gjithmonë kishte ëndërruar për të krijuar një organizatë përmes të cilës ato do të mund të mbledhin dhe t’i shisnin çajrat bimore. Ato kishin për qëllim të përgatisnin produkte me përbërës cilësor në mënyrë miqësore ndaj mjedisit. Disa bimë mjekësore me të cilat ato dëshironin ti kultivonin janë mjaft të njohura në industrinë farmaceutike. Me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës (2,707 €) dhe nga Caritas Switzerland, ato ia arritën qëllimit për të realizuar ëndrrën e tyre, duke hapur organizatën e tyre, “Ikebana”.
Themelimi i një organizate të re nuk është detyrë e lehtë. Anëtaret e Ikebanas kishin nevojë për mbështetje në mënyrë që të vinin në funksion sistemin, politikat dhe procedurat në mënyrë që organizata e tyre të funksionojë në mënyrë të pavarur. Anëtaret e stafit të Rrjetit të Grave të Kosovës i mentoruan ato në zhvillimin e aftësimin e tyre. Ato gjithashtu blenë makina për tharjen dhe prodhimin e çajit.
E filluan punën, duke mësuar nga njëra-tjetra. Po ashtu morën pjesë në trajnime ku morën informata teorike dhe praktike. Ato i kanë përdorur njohuritë e tyre për të filluar mbledhjen dhe prodhimin e çajit në qershor. Edhe pse filluan si një grup i vogël, me kalimin e kohës grupi i tyre është duke u rritur.
“Ne ishim vazhdimisht në kërkim të një mënyre për të filluar punën, për të treguar se ne mund të punojmë,” tha Ankica Zivkovic, Drejtoreshë Ekzekutive e Ikebana-s. “Tani me fondet nga RrGGK, ne po e shfaqim potencialin tonë. Jemi shumë mirënjohëse për Fondin e Grave të Kosovës që na ofruan këtë mundësi.”