Me 19 qershor, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (QKRMT), për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt dhe në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, organizoi tryezën“ Drejtësia e vonuar – drejtësi e mohuar: Stërzgjatja e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuarit e luftës në Kosovë”. Në mesin e pjesëmarësve ishin ish-Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell, znj. Igballe Rogova nga RrGK, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Shëndetësisë, anëtarë të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftë, organizata të shoqërisë civile, partnerë lokal dhe ndërkombëtarë të QKRMT-së.
Tryeza u organizua me qëllim të rritjes së senzibilizimit për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe njekohësisht të avokohet përshpejtimi i hapave institucional në zbatimin e ligjit dhe funkcionalizimin e komisonit shtetëror për verifikimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ndër rekomandimet kyçe të dala nga kjo tryezë janë: Institucionet e reja qeveritare të vazhdojnë punën në përgatitjet përfundimtare për funksionalizimin e komisionit qeveritar për njohjen, verifikimin dhe dokumentimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe hapjen zyrtare të aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarëve; Të ndahet buxheti dhe të caktohet shumë dinjitoze e pensionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale; Të ofrohen shërbime shëndetësore falas dhe programe ekonomike për të mbijetuarit dhe të përmirësohet qasja në drejtësi për të mbijetuarit; Qeveria të padisë Serbinë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe të kërkoj kompenzimin e dëmeve të luftës; dhe Të krijohen procedurat standarde të veprimit për masat të cilat insitucionet duhet të ndërmarrin gjatë procesit të hetimit dhe dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Tryezën e ndoqën dhe e transmetuan një numër i madh i mediave me ç’rast pasuan edhe paraqitjet në katër programe televizive dhe radio.
Ndërkaq, me 26 qershor, Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara Kundër Torturës, rekomandimet e dala nga tryeza, QKRMT i përcolli tek të gjitha institucionet relevante dhe mediat.
QKRMT është gjithashtu anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK).