Rreth nesh
E themeluar në vitin 1996, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) fillimisht ishte një rrjet joformal i grupeve dhe organizatave të grave nga rajone të ndryshme të Kosovës. Që prej themelimit të saj, RrGK është zhvilluar në një rrjet që avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Stafi i RrGK-së posedon njohuri dhe ekspertizë në fusha të ndryshme dhe deri në 30 vjet përvojë në hulumtim, avokim, këshillim për politika, zhvillim të kapaciteteve, ndihmë juridike, zhvillim komunitar dhe ndërgjegjësim të publikut. Duke përfaqësuar interesat e anëtareve të saj, përfshirë organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike nga e gjithë Kosova, RrGK është lidere në mesin e organizatave të shoqërisë civile në vend dhe në tërë rajonin. RrGK bashkëpunon rregullisht me grupe të tjera të grave në rajon, si në mënyrë joformale edhe formale.