Vajza a dëshironi të përfshiheni në lëvizjen e grave? Apo vetëm të kërkoni të drejtat tuaja? Nëse po, atëherë RrGGK iu fton t’i bashkangjiteni Iniciativës për Fuqizimin e Vajzave (IFV).
Të shqetësuara nga konflikti në mes të gjeneratave dhe duke kërkuar të krijojmë një lëvizje më të fortë të grave në Kosovë, ne në vitin 2012 inicuam IFV me mbështetje nga Kvinna till Kvinna. Përmes saj, ne duam të ndihmojmë më shumë vajza që të marrin pjesë në politikë, vendim-marrje dhe organizim për të kërkuar të drejtat ë tyre.
Javën e kaluar, vajzat aktiviste dhe udhëheqëse nga disa organizata, si dhe aktiviste dhe grupe të artisteve u mblodhën në Prishtinë për të krijuar strategji për të ardhmen e IFV. Ato diskutuan për të përfshirë sa më shumë vajza duke shfrytëzuar kapacitetet e tyre ekzistuese, si dhe për të organizuar ngjarje sociale që mund të mbledhin njerëz. Ndoshta ju keni ndonjë ide lidhur me këtë, të cilën dëshironi ta ndani me ne? Bashkangjitiuni diskutimit në grupin tonë në Facebook!
Ja disa informata lidhur me veprimet e ndërmarra deri më tani: 87 vajza janë mbledhur në pesë regjione të Kosovës (Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë) për të diskutuar shqetësimet dhe për të ndarë strategji. Siç duket vajzat përballen me të njëjtat probleme: diskriminimin në baza gjinore, seksizmin, ekstremizmin fetarë, çasjen e pamjaftueshme në arsimim dhe papunësinë. Aktivitest e IFV poashtu përmendën çështjet lidhur me udhëheqësit e OJQ-ve dhe politikanët (disa nuk e konsiderojnë të mjaftueshme përvojën e vajzave për caktimin e tyre në pozita vendim-marrëse). A po përballeni ju me ndonjë çështje shtesë? Check-in dhe na tregoni lidhur me atë përvojë!
Eh pra, çka më tutje? Ne nuk duam vetëm të flasim për probleme. Ne duam t’i zgjidhim ato! Kështu që, aktivistet e IFV kanë shkëmbyer ide. Na u bashkangjitni këtë vjeshtë kur ne do të bëjmë identifikimin e strategjive avokuese dhe vihuni në veprim! Ne do të vijmë në qytetet afër jush për tu organizuar sër bashku. Na njoftoni nëse jeni të interesuara. Na shkruani në
info@womensnetwork.org dhe ose bashkangjituni në grupin tonë në Facebook për tu siguruar qe jeni të informuar për ngjarjet e ardhshme. Bëhuni pjesë e lëvizjes!