Grupi punues i Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës do të fokusohet në shëndetin e grave me aftësi të kufizuara, grave që kanë qenë të prekura nga lufta dhe grave në moshë. Grupi do të krijojë një rrjet të organizatave me interes të ngjashëm; ofrojë trajnime dhe këshilla lidhur me shëndetin; avokojë për përkrahje institucionale për të gjitha shërbimet shëndetësore; dhe kërkojë nga institucionet lokale që të përkrahin punën e organizatave anëtare. Qëllimet kryesore të grupit punues janë që të organizojë fushata për ngritjen e vetëdijes mbi shëndetin e grave dhe të avokojë për implementimin e mekanizmave ligjor për mbrojtjen e shëndetit të grave. Grupi do të fokusohet në veçanti në luftimin e kancerit të gjirit, që është shndërruar në një brengë madhore shëndetësore për gratë në Kosovë. Grupi punues përbëhet nga Ajshe Nuhiu, Drita Vukshinaj, Feride Rushiti, dhe Zamira Hyseni.