RrGK dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve diskutojnë për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Drejtorja ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova u prit të hënën më 23 tetor, nga Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna dhe Sekretari i përgjithshëm në këtë Ministri, Enis Spahiu.

Me këtë rast u diskutua mbi rekomandimet e RrGK-së për institucionalizimin e buxhetit të përgjegjshëm gjinor dërguar më herët Ministrisë dhe institucioneve tjera përkatëse si dhe për rekomandimet specifike për buxhetin e Kosovës për vitin 2024, që pritet të kontribuojë në avancimin e barazisë gjinore.

RrGK pret që përmes bashkëpunimit me Ministrinë të adresohen së bashku çështje të ndryshme, dhe në veçanti ato që lidhen me avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.

Përmbledhjen e Politikave me rekomandime për institucionalizimin e buxhetit të përgjegjshëm gjinor në Kosovë në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore dhe me rekomandime specifike për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, i cili do kontribuojë në avancimin e barazisë gjinore hartuar nga RrGK dhe Instituti GAP mund ta gjeni në këtë link.