RrGK dhe Save the Children diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të grave

Të martën më 4 prill zyrat e RrGK-së ka vizituar delegacioni nga Zyra e Save the Children në Kosovë, i përbërë nga Durim Gashi, Menaxher i Projekteve, Tringa Lajçi, Koordinatore e Programit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Ardonita Hyseni, Koordinatore për MEAL.

Gjatë takimit me Drejtoren e Programit dhe Udhëheqësen e Hulumtimeve në RrGK, Nicole Farnsworth, Menaxheren e Progamit për Adresimin e Dhunës në Baza Gjinore, Adelina Berisha dhe Zyrtaren e Programit për Fuqizimin e Grave në Ekonomi dhe Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor, Adelina Tërshani u diskutua për strategjinë e re të Rrjetit, arsimin, nevojën e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor si dhe për Programin e Adresimit të Dhunës në Baza Gjinore.

Në këtë takim koordinues në mes të Save the Children dhe RrGK-së u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë që të avancohen tutje të drejtat e vajzave dhe grave në Kosovë.

RrGK vazhdimisht punon në arritjen e vizionit të saj për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.

Vizionin e saj, RrGK e arrin përmes misionit të saj që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.