RrGK shpreh shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet te jetë femicid
Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi.
RrGK kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si “Vrasje e rëndë” dhe të dënohet konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ftojmë Qendrën për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve.
RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit. Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin instituconal ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.
RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800.