Përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në Evropë dhe Azinë Qendrore (ECA) u mblodhën për të kontribuar në agjendën e barazisë gjinore, duke marrë pjesë aktive në hartimin e një deklarate të fuqishme të pozicionit të shoqërisë civile para sesionit të 68-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW68), që pritet të mbahet nga 11-22 mars 2024.
Organizuar nga Zyra Rajonale e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, mbi 150 përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën për të shkëmbyer perspektiva dhe për të dhënë rekomandime për avancimin e agjendës së barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, në prag të CSW68.
“Komisioni për Statusin e Grave duhet të përcaktojë objektiva të qarta për mbështetjen thelbësore dhe financimin fleksibël, të qëndrueshëm dhe feminist për organizatat për të drejtat e grave [dhe] të mbajnë përgjegjës si organizatat ndërkombëtare ashtu edhe qeveritë për zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor,” tha Nicole Farnsworth, Drejtore e Programit dhe Udhëheqëse e Hulumtimit në Rrjetin e Grave të Kosovës.
Gjithashtu Adelina Berisha dhe Elirjeta Beka nga RrGK kontribuan në sesionet mbi kujdesin dhe shërbimet sociale.
Në këtë kuadër, RrGK theksoi se shteti e ka për obligim t’i financojë me fonde të qëndrueshme strehimoret dhe OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale si dhe që të njihet ekspertiza e OJQ-ve në hartimin e legjislacionit dhe ngritje të kapaciteteve të zyrtarëve.