Më 8 shkurt, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka mbajtur mbledhjen e parë të anëtareve për këtë vit. Në takimin e mbajtur përmes platformës ZOOM, morën pjesë rreth 60 përfaqësuese nga organizatat anëtare të RrGK-së, Lobi për Barazi Gjinore (Lobi), institucionet si dhe mbështetës të punës dhe aktivizmit së RrGK-së.
Takimin e filloi Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova, e cila ka theksuar rëndësine e respektimit të masave për pandemi duke shpresuar që takimet e ardhshme t’i mbajmë fizikisht.
Rogova gjithashtu përmendi fushatën e tanishm për fuqizimin e grave në politikë “Votoni për Barazi”.
“Ekipi i marrëdhënieve me publikun është duke bërë një punë të mrekullueshmë për të shpërndarw mesazhin që të votohen më shumë gra në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen me 14 shkurt 2021”, tha ajo, duke shtuar se “për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, fushata është e përqendruar në rrjetet sociale, ku po publikohen citate të figurave publike, të cilët bëjnë thirrje për të votuar gratë, duke treguar pse më shumë gra në politikë nënkupton një shoqëri më të barabartë e demokratike”.
Në vazhdim, Gentiana Murati, Menaxhere e Granteve, RrGK, njoftoi pjesëmarrësit lidhur me disa ndryshime të propozuar në Manualin e Granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK).
“Siç dihet, ky manual është hartuar në bashkëpunim me anëtaret e Rrjetit në vitin 2012 dhe ai përcakton saktë mekanizmat për funksionimin e Fondit. Ndryshimin që po e propzojmë ka të bëjw me Komisionin për Vlerësimin e Granteve”, tha ajo.
“Propozojmë që të mos ketë anëtarë të Bordit në këtë komision, por të kemi një përfaqësues anëtar nga stafi, dy përfaqësues të organizatave anëtare dhe dy-tre përfaqësues të jashtëm varësisht nga numri i anëtareve në komision. Ndërsa donatori të jetë vetëm si anëtar këshillues”, shtoi Murati.
Më pas, fjalën e mori Valmira Rashiti, Koordinatore e Projektit, RrGK, e cila informoi pjesëmarrëset rreth aktiviteteve të dy projekteve: Perfshirja e perspektikes gjinore ne procesin e anëtearësimit në BE, i financuar nga Bashkimi Evropian; si dhe Diskriminimin në Baza Gjinore në Tregun e Punës, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancua nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.
“Ne ju inkurajojme që të raportoni edhe ju raste tuaja ose të dikujt qe njihni që ka përjetuar diskriminim në baza gjinore në numrin e IKD-sw: 0800 22 222”, ka shtuar Rashiti.
Gjatë këtij takimi anëtaret dhe të pranishmet kishin mundësinë të ndajnë informata lidhur me aktivitetet që kishin zhvilluar së fundi si dhe aktivitetet që kanë paraparë për vitin 2021.
Ky takim u mbështet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe UN Women.