Rreth 30 pjesëmarrës ishin pjesë e takimit të tretë të anëtarëve të RrGK-së për këtë vit, të mbajtur online përmes platformës ZOOM, me datën 7 shtator.
Takimin e filloi Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova, e cila ka përmendur nevojën që të barten maskat si masë parandaluese ndaj përhapjes edhe më të madhe të pandemisë COVID-19.
Rogova ka njoftuar të pranishmit se RrGK së fundi do të lansoj raportin “Ku janë paratë për të drejtat e grave”, raport i cili identifikon qartë nevojën që grupet e grave të përkrahen më shumë. Në këtë publikim do të ketë folës nga institucionet e Kosovës dhe nga donatorët, nga UN do të jetë znj. Ulrike si dhe donatorë të tjerë të cilët do të shpjegojnë pse është më rëndësi të përkrahen organizatat e grave.
Vlora Hoti, United Women’s Association ndau informatën për nënshkrimin e memorandumit me Portal Pune:
Venera Ismaili, Artpolis foli për aktivitetet e Artpolis gjatë pandemisë si dhe për Festivalin FemART i cili do të mbahet ne tetor të këtij viti. Kliko KËTU për më shumë.
Fatime Gërxhaliu, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT) informoi të pranishmit lidhur me aktivitetet e kësaj organizate dhe se gjatë kësaj kohe ka ofruar edhe shërbime përmes platformave online duke ofruar psiko-terapi.
Violeta Pirana, Renesansa informoi se me 25, 26 dhe 27 shtator ajo do të organizojë aktivitet për të kremtuar të mbijetuarat nga kanceri i gjirit, solidarizimin me këta persona si dhe përkujtimi për personat të cilat e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
Hafize Veseli, Iniciativa për Zhvillimin e Bujqesisë në Kosovë (IADK) informoi se IADK ka realizuar një hulumtim në Komunën e Vushtrisë dhe Lipjanit për barazi gjinore.
Fikrije Ferizi, Qendra e Gruas ATO informoi lidhur me ecurinë e aktiviteteve të iniciativës së përbashkët me organizatën Rikota përkrahur nga Fondi i Grave të Kosovës (FGK).
Valire Buza, Kori i Grave “Lira” ndau informata lidhur me eventin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës. Për më shumë kliko KËTU.
Fatbardha Salihu, Organizata e të Verbërve ndau informatën për memorandumin me Komunën e Prishtinës, lidhur me trafikun urban.
Antigona Shestan dhe Resmije Rrahman nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës, ndanë informata lidhur me aktivitetet që kanë realizuar për të shënuar Javën e Distrofisë. KËTU mund të gjeni më shumë lidhur me këtë aktivitet.
LEXO EDHE: RrGK mbajti mbledhjen e dytë me anëtaret për vitin 2020